Biografia

Tags: Unikkatil, Rebel A.K.A Unikkatil, Unikatil, The Bloody Alboz, Viktor Palokaj, Tba, T.B.A, Rebel aka Unikkatil 
Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 32 Vjeç
Ditëlindja: 18 Mars 1981
Shenja e Horoskopit: Peshqit

Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje rapper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York. Shkollën fillore e mbaroi ne prishtinë. Më pas u rregjistrua në gjimnazin "Sami Frasheri". Ne fillim ishte një nxënës i shkëlqyer por më von u bë problematik dhe u përjashtua tre herë nga shkolla. Ne vitin 1992, Unikkatili inqizoi kenget e tij te para “Demokraci” dhe “Ta Zhdukim Policin” dhe në vitin 1993, ai inqizoi këngen e parë profesionale me titull "Zingjirt Që S’kputen”. Në të njejtën kohë Viktori ishte pjes e ekipit të Karates Studenti, Ku tranjer i tij ishte Sulejman Jetullahu. Pas disa vitesh, saktësisht në vitin 1995, Viktori përjetoi një tragjedi, ku shoku i tij i ngushtë, Dren Thaqi humbi jeten pasi u godit nga treni. Per këtë që ndodhi, Unikkatili inqizoi këngën “Shpirt N’Paqe” si kujtim për Drenin. Në kohën kur për një fjalë kundër Serbisë paguaje shtrenjtë, Unikkatili bëri këngë në të cilat përmendeshin emra te policve serb si ajo “Vdekje Serbis” e megjithatë Radio sklleravia ne Prishtinë nuk i trasmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit të asaj kohe u transmetua vetëm kënga “Shpirt N’Paqe”. Ne vitin 1996 Unikkatili me gjith familjen e tij shkuan ne Amerik sakteshisht ne Bronx, New York. Unikkatili atje ndertoi studion e tij te quajtur Conqueror Records. Nga viti 1998 deri ne vitin 2000 ai bëri vetem këngë anglisht. Nga kënga Bloody Alboz që Unikkatili e bëri bashkë me shokun e tij Milotin lindi ideja që të krijojn edhe grupin The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme). Pra ne vitin 2000 u krijua grupi i mirnjohur TBA antarët e parë që ju bashkuan grupit ishin Unikkatili, Miloti, Presioni, ZEF, Klepto, Cyanide, Jetoni B52, NAG, Tani Grupi ka me shum se 100 antarë. Ne vitin 2003 Unikkatili pubikoj albumin e par të quajtur Shihemi N'Përkujtime dhe më pas vijoj me albumet Prezanton The Bloody Alboz në vitin 2004, Armiqt Suprem në vitin 2006, Kanuni Katilit në fund te vitit 2007. Përpos albumeve Unikkatili gjat ketyre vitëve realizoj shum këng dhe shum bashkpunime. Ne vitin 2009 Unikkatili mbajti koncert në Zvicër. Në koncert moren pjes më shumë se 6000 njerëz dhe ishte koncerti më i madh i realizuar ne Europ nga një këngëtar Shqiptar. Në vitin 2011 Unikkatil u rikthye me dy këngë njëra kënge ishte në bashkpunim me reperin e mirnjohur 2po2 dhe kënga tjtër në bashkpunim me shkokun e grupit Klepto të dyja këngët thyen rekord në YouTube dhe në iTunes. Ai mbajti Koncertin e tij të parë ne Kosovë me 15 korrik 2012 ku ka shfaqur një performancë epike në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke ndezur rreth 20 mijë të pranishëm. Ai performoi për më shumë se dy orë dhe shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë, duke kënduar madje edhe dissat.15 korriku mbeti në histori si koncerti më madhështor i mbajtur ndonjëher ne Kosovë. Unikkatili është në përgaditje të albumit tij të pestë që do të dalë në treg në verë 2012. Kenga "Kuq e zi" ka qen per nje dite kenga me komentuar ne YouTube. 

================================================================================================
Tags: Presioni, Tba, Pre$ioni 
Mosha: 42 Vjeç
Ditëlindja: 11 Qershor 1971
Shenja e Horoskopit: Binjaket
Emri i vertete i Presionit eshte Agim Rugova. Ai beri hitin "E Premte" bashke me shokun e grupit Jetonin dhe nje remix edhe me Unikkatilin. Presioni ka 2 albume. Albumi i par doli ne vitin 2005 dhe u quajt "E Premte" ndersa albumi dyt doli ne vitin 2012 qe u quajt "Kategori e rond"

=============================================================================================
Tags: Cyanide, Cyanide Aka Dr. Jet, Cynaide 
Vendlindja: Gjakove
Mosha: 28 Vjeç
Ditëlindja: 23 Qershor 1985
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Jetmir Hoxha a.k.a Cyanide, mbaroi shkollën fillore në Selman Rizë. Mbas luftës në Kosovë, shpresat për një te ardhme më të mir ishin teper të vogla. Në fund të vitit '99, J'H imigroj në SHBA (New York). Në të njejtin vit, filloi vitin e pare në shkollën e mesme "Christopher Columbus" në Bronx. Si shkoll e njohur për turbullina ndërmjet të huajve dhe imigrantëve Shqiptare, J'H gjithashtu e gjeti vetën në mes të problemeve të pa ndëprera. Në fillim të vitit 2000, u takua me Visar Ahmetaj dhe Gzim Hajdinin. Në at koh J'H veq kishte mbushur një fletore me poezi dhe tekste që përshkruanin jetën e tij. Në fund të vitit 2002, V'A dhe G'H e njoftuan Jetmirin me rreperat UniKKatiL dhe Presioni. Mbas dy takimeve të tilla, u krijua grupi The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme) anëtarët e të cilit gjinden në këngën e parë të quajtur "Mos T'vjen Inati".

Jetmir Hoxha morri pseudonimin "Cyanide". Mbasi që albumi i par i grupit TBA u shfaq në treg, në fillim te verës 2005 nder produksionin muzikor Lori, Cyanide gjithashtu përfundoi albumin e parë të tij solo, të quajtur "Ngjarje e Vërtet". Në fund të vitit '05, Cyanide u largua nga grupi TBA për tia kushtuar kohën dhe energjin karierës ti, personale. Në fillim të muajit Gusht '06, videoklipi i par nga Cyanide, për këngën "Veq Edhe Ni Her" u shfaq në kanalet të televizionit shqiptar: 21, RTK dhe KTV. Me 18 Shtator të vitit 2006, produksioni muzikor Studio Duraku, nxorri në treg albumin "Ngjarje e Vërtet".

Jetmir Hoxha (Cyanide) luajti rol kryesor mbi lancimin e grupit Brezi Ri dhe krijimin e albumit e tyre të par “Muhabet Burrash” i cili u shfaq në treg në fillim te vitit 2007. Ky album ishte i shoqërurar me videoklipin e kenges Kosovë. Pas një mungese të shkurt, Cyanide kthehet në fillim të vitit 2009 me albumin e tij të dyt "Elementi i Surprizës", i cili mund të ndigjohet dhe merret falas në ket faqe neti. Në fund të muajit Maj, Cyanide dipllomoj me Bachelors in Professional Studies (B.P.S).

Ne Korrik te vitit 2012 , ai nuk mori pjes ne koncertit e Unikkatilit ( TBA ), kjo tragjedi hidheroi shum fansa te TBA . Ne gusht te vitit 2012 , ai lancoi albumin e tij ( te 3-tin ) i quajtur : " IDIOKRACI " . Ky album theu rekorde ne Kosov dhe vende tjera , dhe cilsohet si nje nder albumet me te mira ( me tema te ndryshme sociale ). Po ashtu me daten 8 shtator RTK ( Rin'On ) do te lancoj nje intervist te CYANIDE , ku ai flet per jeten e vet dhe poashtu flet per ndarjen mes Cyanide , TBA dhe Unikatilit. Tani per tani Cyanide ben pjes ne grupin e njohur qe eshte duke thyer rekorde koheve te fundit : ORIGINALAT ! .Poashtu thuhet se Cyanide do ti bashkangjitet perseri labelit TBA ( Shpresojm ... )

================================================================================================
Tags: Jeton, Jeton Tba, Ye-ton 
Vendlindja: Prishtine
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 18 Gusht 1986
Shenja e Horoskopit: Luani
Jetoni Ose Emri i Vertet Jeton Gjakova. Ka Lindur ne , Kosove por pastaj Bashke me Familjen eshte shperngulur ne AMERIKE ne Fillim Bronx New York , Pastaj ne Broklin New York & Tani jeton ne Philadelphia, New York !
Eshte Anetar i Grupit TBA ( The Bloody Alboz ) SHqipet e Pergjakshme dhe Gjithashtu Pjese e Grupit ORIGINALLAT TBA !
Pati Sukses te madh Gjithashtu me albumin e tij me titull " KING OF CHILLEN " :) !

===============================================================================================
ags: Noizy, Noizy, Noisy, Otr, O.t.r, O.t.r., No1zy, Nojzi, Noyzi, Nojzy 
Vendlindja: Sukth (Durres)
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 27 Shtator 1986
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Emri i vertetë Rigels Rajku. RAP-artisti shqiptar ne moshen 11 vjecare, në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich)
Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi... Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate.

I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje.


Ka shumë stil më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptar. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge "streetfight" ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje - 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre.


Ne vitin 2008 Noizy lidhi një kontratë me "ZIG ZAG" records në të cilen u realizuan super hitet "O.T.R me zemer" , "Jena mbretër" & "Histori e gjatë" . Albumi i Parë i Noizy`t "PAK MË NDRYSHE" ka zgjatur gati 1 vit te plotë për tu realizuar në mënyrë shumë profesionale.

Inçizuar dhe masterizuar nga inxhinieri anglez TOMMY ON THE MIX , Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë.
Ne vitin 2010 doli në treg albumi me titull "Most Wanted MixTape".
Ne Vitin 2010 Noizy mori pjes ne eventin Top Fest me kengen What's up dhe Fitoi "Çmimin e Internetit".Ndersa Living your Dream, do te sillte nje boom ne tregun shqiptar pas hiteve si : Ku Jan Shqiponjat (qe ka mbi 3 milione klikime) e shume te tjera.
Mixtape i rradhes premton shume per fansat e Noizy-t, pasi ka ne te hite si :
Na Jena OTR (mbi 5 milion klikime)
Noku Vogel (mbi 4.5 milion klikime)
e shume te tjera qe do publikohen ne javet ne vazhdim.

Reperi Noizy, qe ka pas vetes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire.


Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noziy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film.


”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij.


Kohët e fundit, Noizy ka folur për një zhvendosje në Amerikë ku arsyeja kryesore do të jetë dhe përpjekja për të provuar veten në tregun muzikor amerikan.

Fillimi duket se është i mbarë, pasi ne mësuam se Noizy është në bisedë e sipër për të bashkëpunuar me Kristinë Elezaj gjatë qëndrimit të tij në Amerikë.

===========================================================================================

GOLD AG
Tags: Gold Ag, Gold-ag, Goldag, Golld Ag, Gol Ag, Goldi Ag, Goold Ag, Night Rappers 
Vendlindja: Presheve
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 28 Korrik 1986
Shenja e Horoskopit: Luani
Arian Agushi ose sic e njohin te gjith me nofken Gold Ag qe Gold dmth ari ndersa Ag simbolizon mbiemrin e tij Agushi
Ai rridhte nga nje familje patriotesh. 10 vitet e para te femijeris se tij i kaloj ne Preshev
Babi i tij vdiq kur ishte 6 vjeq dhe me nenen e tij u shperngul ne Prishtin perkatesisht ne Ulpian.
Shkollen fillore e filloj ne Preshev dhe me pas e perfundoj ne Hasan Prishtina,shkollen e mesme e vazhdoj per elektroteknik ku tash i vazhdon studimet ne fakultetin e dizajnit ne Prishtin.
Deshira e tij per muzik esht verejtur shum heret konkretisht ne fillimin e klases se dyte kur edhe ka ber imitimin e kengetareve te asaj kohe.
Singlin e tij te parë e ka incizuar ne klas te tetë.Ai ishte pjesë e grupit Night rappers
Pas mbarimit te shkolles se mesme filloj solo kendim
Keng pas kenge ai ka realizuar me shum se 150 keng bashkpunime te shumta me koleg te tij e shum videoklipe
Mirpo duhet permendur se kenget e tij zakonisht kan tematik patriotike
Ariani shquhet edhe per disa gjera tjera perveqse kengetar ai merret edhe me krijimin e fjalkryqeve dhe si dizajner.
Ai nje koh ka qen i fasionuar pas tatuazhave ne trupin e tij janë dikun rreth 14 tatuazha dhe secila e ka nje kuptim ne vete. Tatuazhi i fundit eshte "Love u Mom".
Ne vitin 2000 e kishte realizuar kengen kushtuar Presheves
Ne vitin 2006 e lansoj albumin e par i cili titullohej LANET permban rreth 18 keng
Ne vitin 2009 lansoj albumin AMANETI me 20 keng
Ne vitin 2010 AGA IN DA HAUSE me 16 keng
Ne vitin 2011 Realiteti poashtu me 18 keng dhe albumi qe esht lansuar se fundi është
THE GOLDFATHER e cila permban 12 këngë .
Secila këngë e ka arritur kulminacionin e suksesit.
Cdo keng e tij degjohet nga te gjitha moshat.
Ne qdo keng te Arianit flitet vetem realiteti.
Ariani ishte i pari qe kendoj ne Preshevë me saktesisht e solli repin ku shum njerzve u pengonte Ariani tatujat e tij e vathet te cilen ne nje koh ishin mjaft te perfolur dhe me nje fjal i thonin “drogirash”
Ne vitin 2009 Ariani kishte paksa probleme shendetsore dhe iu lutke Zotit qe ta drejtonte ne rrugen e drejt pak para muajit te Ramazanit ai e lansoj kengen All-llah ne kohen kur e la alkoolin dhe cigaren…Edhe pse ne trupin e tij gjenden shum tatuazha ai thot se pamje e jashtme nuk ka rendesi, rendesine me te madhe e ka brendesia e zemres.
Gjate viteve 2012-2013, ka qene ne lidhje me kengetaren Nora Muqaj. Edhe pse ne trupin e tij ka aq shum tatuazha, ai thot se pamja e jashtme nuk ka rendesi, me e rendesishjma eshte pamja e mbrendshme e Personit.


================================================================================================
Tags: D.U.D.A., Duda, D.U.D.A, Double G Army 
Vendlindja: Gjilan
Mosha: 28 Vjeç
Ditëlindja: 12 Nentor 1985
Shenja e Horoskopit: Akrepi
Burim O. Osmani kreu shkollën fillore në Gjilan ashtu edhe shkollën e mjeksisë, drejtimi i stomatologjisë. Aktualisht ndjek studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë. Pasioni i tij për muzikë lindi qysh herët, në moshën fëmijërore. Por me krijimtari dhe interpretime filloi prej vitit 1998-99.
Viti 2001-02 ishte vit pushimi nga skena publike per Duden,pershkak t`problemeve t`medha qe i ka çdo njeri qe mirret me kete profesion. Talentin e tij e provoi në moshën 14-vjeçare,n'shtator,t'vitit 2003, kur me nofkën D.u.d.A, mori pjesë në një koncert lokal me këngën “Gangsterat”. Me pasion më vonë iu kushtua zhanrit të muzikës Hip-Hop dhe realizoi këngën videoklip “Loja pam pam” më të cilën këngë edhe e pagëzoi albumin e parë dhe gjithashtu u zgjodh videoklipi me i mire shqipetar n'at vit. Në lëminë e këtij zhanri të muzikës tash ka formuar edhe grupin “Double-G Army”.
D.u.d.A është një nga reperet me te preferuar Shqiptarë, por kjo nuk i ka mjaftuar. E ka kërkuar suksesin edhe jashtë vendit e fatmirësishtë e ka gjetur. Ne kanalin MTV Nordic, degë e MTV-së ne Suedi ka nisur transmetimi kengeve me te bukura te D.u.d.E-s.Ky eshte nje lajm interesant jo vetem per fansat e tij, i cili shpresojm te pasohet nga te tjerë. D.u.d.A eshtë perfolur per nje projekt kaq te rendesishem sa shfaqja ne Music Televizion Nordic. D.u.d.A pushoi nga skena per 3 vite , ai bashk me familjen e tij u shperngulen ne Liverpool te Anglise ku atje ben nje jete mjaft te mire me familjen dhe gjithashtu i kan lindur tre femij Geni , Ninna , Giani... N'fillim te vitit 2011 u rikthye me kengen "Rruges Tem" ku fansat e priten shume mire , dhe nuk eshte ndalur me , gjate veres 2011 publikoi albumin "I PAVDEKSHUM" dhe 2 videoclipe te reja.

0 comments:

Post a Comment